Fenomeni botox në Britani, rritet kërkesa, kryesisht gjatë verës
Femrat rreth te 30-ave, me fillimin e muajit shtator kane filluar të rrisin kërkesën për trajtimet anti-plakje .Harley Medical Group ka parë një rritje prej 18 për qind në numrin e grave që duan te kryejne trajtime te tilla si botox , dermal dhe pastrime te thella te poreve dhe ata besojnë se presioni për te patur nje fytyre të bukur si femrat e kopertinave te revistave ne kete stine te re, eshte arsyeja.Një zëdhënës grupit që ka klinika në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se gjithmone e më shumë ' nenat e reja' kanë bere prenotime per trajtime gjate gjithë qershorit , korrikut dhe gushtit , në krahasim me tre muajt e mëparshëm .Grupi pa një rritje te konsiderueshme në kerkesat për trajtime lazer për pigmentimin e njollave kafe dhe trajtime kunder rrudhave ."Ne nuk premtojme t’i kthejme gratë ne yje filmash apo supermodele . Ne duam te rifreskojme pamjen e tyre të post-pushimeve verore dhe ti bejme te duken sa me mire te jete e mundur gjate muajve te vjeshtes qe na pret " tha Dr. Naylor i Harley Medical Group .Trajtimet e tjera të njohura përfshijnë trajtimet rinuese me lazer, ose trajtimet me pigmentim per te zhdukur njollat e shkaktuara nga shtatzënia ose dëmtimet e diellit , terapi dermaroller për t'i dhënë lëkurës shkëlqim të shëndetshme dhe trajtime Botox dhe Filler për të hequr rrudhat .
Ne fund te fundit trajtimet kozmetike nuk jane si operacionet plastike dhe nuk pretendojne te krijojne bukuri , por thjesht ta restaurojne atë, duke i rikthyer freskine e rinise . E megjithate 1 ne 5 femra pranon se ndihet nen presionin e shoqerise per tu dukur sa me e bukur dhe sa me e re.
Fenomeni botox eshte shume i perhapur boterisht , madje edhe ketu tek ne po perhapet çdo dite e me shume tek personat e showbizit dhe jo vetem.