Jourdan Dunn zhvishet nudo për GQ
Engjëlli i Victoria’S Sectret, Jourdan Dunn, ka pozuar nudo për edicionin e shtatorit të prestigjiozes “GQ”. Modelja 22-vjeçare, nënë e një fëmije 4 vjeç, është shfaqur plotësisht nudo, e mbuluar vetëm nga duart dhe flokët e gjata.Përveçse është e famshme për trupin e saj, që e kanë krahasuar me atë të ‘Venerës së Zezë’ Naomi Campbell, Dunn është bërë e famshme edhe për komentet e pamëshirshme për industrinë e modës.“Njerëzit mendojnë se unë jam kundër modës, por nuk është kështu. Por nëse ajo që them më bën të tillë, atëherë jam dakort ta marr ‘kurorën’”,ka thënë ajo .Gjatë javës së modës pariziene, modelja britanike u përjashtua nga sfilita e Chanel për një motiv dukshëm të cekët:numri i madh i gjoksit. Pas ndodhisë, ajo komentoi me ironi në Twitter: “Zakonisht më thuhet se më përjashtojnë nga sfilatat sepse jam me ngjyrë, kështu që fakti se më kanë përjashtuar për shkak të gjoksit, është një e keqe më e pakët”.Më herët kur e kanë pyetur se cila është aspekti më i mirë i profesionit të modeles, Dunn është shprehur: “Gjëja më e mirë e të qenurit modele? Pagesa!”