Martesa e Kriss Jenner dhe Bruce kthehet në “Biznes”
Pas thashethemeve të ndryshme lidhur me divorcin e Khloe Kardashian dhe bashketbollistit Lamar Odom, më në fund gjithçka është vërtetuar.
Një burim brenda familjes ka shpjeguar se pas arrestimit të dytë të Lamar, Khloe vendosi ti jepte fund martesës së saj disavjeçare duke i kërkuar të largohej nga shtëpia.
Por duket se martesa e të lartëpërmendurve nuk ishte e vetmja e cila ndodhej në krizë. Martesa e Bruce dhe Kriss Jenner po ashtu është në prag të përfundimit. Edhe pse ata nuk kanë berë asgjë të ditur për mediat, burimi shton se martesa e tyre ka përfunduar kohë më parë, por e vetmja gjë e cila i bashkon është show i tyre "Keeping Up With Kardashians " dhe pasuria e tyre 155 milion dollarëshe.
Të tilla fjalë ishin përhapur edhe gjatë vitit të shkuar por Kriss dhe një intervistë për shtyp në të cilën përgënjeshtroi këto thashetheme. Burimi tregon se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mbushur plotë me debate dhe keqkuptime të cilat çdo ditë e më shumë përfundojnë si mos më keq.
