Plani rregullues i Beratit, kreu i Bashkisë: Nuk do tolerohen ndërtimet pa leje

Plani i ri rregulles i bashkisë së qytetit të Beratit, do ti japë fund dhe një problemi të madh të qytetit, ndërtimeve pa leje. Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Fadil Nasufi, duke prezantuar këtë plan rregulles është ndalur dhe në problemin e ndërtimeve pa leje, duke premtuar se nuk do të tolerohen.Plani i përgjithshëm zgjeron vijën administrative të bashkisë Berat dhe orienton politikat e zhvillimit urban. Zgjerimi i vijës administrative i jep mundësi zhvillimit të qytetit.Në plan përcaktohen qartë zonat e reja të zhvillimit, rehabilitimi i shtratit të lumit, parashikimi i by-passit dhe unazës së qytetit që do ti japë frymëmarrje qendrës historike, duke shmangur trafikun në bulevard dhe ofruar mundësitë e një zone pedonale.