Studentët e Ekonomikut bojkot provimeve dhe mësimit
Provimet e mbarutura të shtator dhe i gjithë procesi akademikë do të bojkotohet që nesër nëse INU, Bashkia e Tiranës nuk ndërhyjnë për shembjen e objektti që po ndërtohet në oborrin e fakultetit të Ekonomisë.Kjo situatë ka detyruar dekanin e fakultetit ekonomik i mbështetur nga këshilli studentor dhe studentët të bojkotojnë çdo veprimtatri apo test në këtë fakultet deri sa institucionet përgjegjëse të marrin masat e duhura.Dekani i fakultetit ekonimik Sulo Hadëri tha se kallëzimi për këtë ndërtim të paligjshëm i është paraqitur edhe Bashkisë së Tiranës dhe INU, gjithashtu reagimet kanë qënë në trajtë protestash të bëra nga këta studentë.Ndërsa administratori ligjor i këtij objekti Pauli Kalusha tha se ka një vendim gjykate që përcakton se ndërtimi është i ligjshëm dhe për këtë punimet do të vijojnë.