Krishtlindje të bardha për 500 gra e fëmijë të ngujuar
500 gra e fëmijë do të kënë Krishlindje të bardha duke dalë nga 4 muret e ngujimit. Të paktën këto janë pritshmëritë e kominitet mbarë kombëtarë të pajtimit të gjaqeve të cilët kanë nisur një fushatë për pajtimin e familjeve në hasmëri. Gra e fëmijë të cilët qëndojnë të ngujuar janë jo pak.Të dhënat e fundit flasin për 600 gra dhe 590 fëmijë të cilët qëndrojnë të izoluar nga frika e gjakësit. Gjin Marku ka lajmëruar mbledhjen e kongresit të komitetit të pajtimit për të realizuar këtë fushatë të rëndësishëm.Edhe pse kodi penal është i ndryshuar dhe paketa ligjore ka hyrë në fuqi, Marku kërkon nga e majta e cila do të vijë në qeveri pas disa ditëve të bëjë ndryshimet e duhura. Argumentet që jep në këtë rast Gjini është se dikush që shkreh armën dhe kryen vepër penale dënohet 25 vjet burg dhe bëhen tolerime ku dënimi përfundimtar shkon jo më shumë se 12 vjet, ndërsa ai që duhet të marrë gjak duhet të dënohet përjetësisht.Në të gjithë vendin numërohen 1208 famije të ngurjuar. Paketa e propozimeve e asistenca e ekspertizës së kërkuar nga komiteti do ti shkoj qeverisë se re sapo të votëbesohet në Paralament.