Godina, INU i përgjigjet Ekonomikut: S’ka vendim nga gjykata, s’mund të ndërhyjmë

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës nuk mund të ndërhyjë për të penguar ndërtimin e godinës pranë Fakultetit të ekonomikut. Në përgjigje të shqetësimit të përcjellur përmes një letre nga ky Universitet, INU sqaron se “shoqëria “Mareg” shpk disponon lejen e ndërtimit të dhënë me vendimin nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT të Bashkisë së Tiranës, vendimin nr. 456, dt. 06.08.2003, dt. 06.08.2003 dhe vendimit nr. 33, dt. 17.03.2004 të cilat janë lënë në fuqi me vendimin nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Pasi është ushtruar rekurs nga ana e Avokaturës së Shtetit kundër vendimit nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjykata e Lartë nëpërmjet vendimit nr. 00-2011-2232 ka vendosur mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit, duke shfuqizuar kështu vendimin e KRRTRSH-së nr. 18, dt. 07.05.2005 dhe duke lënë në fuqi lejet e ndërtimit të dhëna në favor të subjektit ndërtues “Mareg” shpk. Përpara daljes së Urdhërit të ekzekutimit të vendimeve të sipërcituar, shoqëria “Mareg” shpk është konstatuar nga ana jonë me kundravajtet e mëposhtme”:• Procesverbali me nr. serie 008104, dt. 25.08.2012, për konstatim të kundërvajtjes: punime ndërtimi kati i dytë mbi katin e parë ekzistues, në fazën skelet b/a, pa dokumentacionin teknioko-ligjore në momentin e konstatimit. Në vijim të procedurave administrative u nxor vendimi nr. 639, dt. 27.08.2012, për “Pezullimin e punimeve në ndërtim” si dhe vendimi nr.1161, dt. 27.08.2012, për “Dënimin me gjobë”.• Procesverbali me nr. serie 008105, dt. 26.08.2012, për konstatim të kundërvajtjes: punime betonimi kollona në katin e dytë mbi objektin një kat ekzistues pa dokumentacioni përkatës në momentin e konstatimit.Në vijim të procedurave administrative u nxor vendimi nr. 640, dt. 28.08.2012, për “Pezullimin e punimeve në ndërtim” si dhe vendimi nr.1162, dt. 28.08.2012, për “Dënimin me gjobë”.• Procesverbali me nr. serie 008265, dt. 14.12.2012, për konstatim të kundërvajtjes: punime ndërtimi në katin e dytë të objektit mbi objketin një kat ekzistues në fazë punimesh ndërtimi kollona b/ a dhe vendosje armature për ndërtimin e soletës.Në vijim të procedurave administrative u nxor vendimi nr. 782, dt. 20.12.2012, për “Pezullimin e punimeve në ndërtim” si dhe vendimi nr.1320, dt. 20.12.2012, për “Dënimin me gjobë”.• Procesverbali me nr. serie 008267, dt. 24.12.2012, për konstatim të kundërvajtjes: punime ndërtimi ns katin e dytë të objektit në fazë punimesh, vendosje armature për ndërtimin e soletës. Në vijim të procedurave administrative u nxor vendimi nr. 798, dt. 31.12.2012, për “Pezullimin e punimeve në ndërtim” si dhe vendimi nr.1337, dt. 31.12.2012, për “Dënimin me gjobë”.• Procesverbali me nr. serie 008272, dt. 28.01.2013, për konstatim të kundërvajtjes: punime ndërtimi proçedurë e përsëritur, punime ndërtimi vendosje armature në katin e dytë të objektit.  Në vijim të procedurave administrative u nxor vendimi nr. 829, dt. 05.02.2013, për “Pezullimin e punimeve në ndërtim” si dhe vendimi nr.1378, dt. 05.02.2013, për “Dënimin me gjobë”.Në vijim INU sqaron se “Më datë 11.03.2013 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë vendimin nr. 1513 regj., “Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit”. Me datë 03.06.2013 shoqëria “Mareg” shpk ka dorëzuar pranë Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë së Tiranës kërkesën për fillim punimesh me anë të së cilës dorëzonte të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor (rikonfirmim leje ndërtimit; çertifikatë pronësie datë 27.04.2010, projektin e ndërtimit dhe të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të nevojshëm). Me datë 10.06.2013 pranë Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë së Tiranës është depozituar shkresa me nr. prot. 75/1, dt. 06.06.2013, protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës me nr. prot. 5728, dt. 10.06.2013 nga Studio Përmbarimore “Debit Collection” për “Lajmërim për ekzekutim vullnetar” të vendimin nr. 1513 regj. “Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 11.03.2013”.Aktualisht sipas INU “po shqyrtohet çështja civile nr. 215 me palë ndërgjyqëse “Paditës Universiteti i Tiranës, i paditur KRRT-Bashkia Tiranë dhe shoqëria “Mareg” shpk me objekt shfuqizimin e lejes së ndërtimit për subjektin ‘’Mareg’’ SH.P.K të dalë me vendimin nr. 131, datë 13.04.2004 të KRRT te Bashkise Tirane ‘’Për miratimin e lejes së ndërtimit në favor të subjektit Mareg SH.P.K’’, te vendimit nr. 456, datë 06.08.2003 të KRRT të Bashkisë Tiranë “Për rikonfirmim të lejes së ndërtimit në favor të subjektit Emi në pronë të familjes Babe’’, të vendimi nr. 33, datë 17.03.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë ‘’Për rikonfirmimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit në favor të subjektit ndërtues Emi në pronë të familjes Babe’’, si dhe pushimin e cënimit të sendit në të ardhmen.”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 6075, dt. 30.05.2013 ka vendosur “Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë. Shfuqizimin e lejes së ndërtimit nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT Bashkia Tiranë. Shfuqizimin e vendimit nr. 456, dt. 06.08.2003 ‘’Për rikonfirmimin e lejes së ndërtimit në favor të Shoqërisë ‘’Emi’’ SH.P.K. Shfuqizimin e vendimit nr. 33, datë 17.03.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë “Për rikonfirmimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit në favor të Shoqërisë “Emi’’ SH.P.K. Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të kërkimit”.Duke qenë se shoqërisë “Mareg” shpk i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve nr. 131, dt. 13.04.2004 të KRRT të Bashkisë së Tiranës, vendimin nr. 456, dt. 06.08.2003, dt. 06.08.2003 dhe vendimit nr. 33, dt. 17.03.2004 të cilat janë lënë në fuqi me vendimin nr. 497 datë 10.03.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe për sa kohë vendimi nr. 6075, dt. 30.05.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka marrë formë të prerë dhe nga pala paditëse “Fakulteti Ekonomik” nuk është kërkuar sigurimi i padisë gjatë gjykimit për pezullimin e punimeve, nga ana e INU-Bashkisë së Tiranës nuk mund të ndërhyet.Ndërkaq Dekani i këtij Fakulteti i mbështetur nga këshilli studentor deklaruan sot se do të bojkotojnë çdo veprimtari apo test në këtë fakultet deri sa institucionet përgjegjëse të marrin masat e duhura.Dekani Sulo Hadëri tha se kallëzimi për këtë ndërtim të paligjshëm i është paraqitur edhe Bashkisë së Tiranës dhe INU, gjithashtu reagimet kanë qënë në trajtë protestash të bëra nga këta studentë.Ndërsa administratori ligjor i këtij objekti Pauli Kalusha tha se ka një vendim gjykate që përcakton se ndërtimi është i ligjshëm dhe për këtë punimet do të vijojnë.