Venezuelë, shumë zona të vendit mbetet pa energji elektrike
Gati 70% e Venezuelës, përfshi pjesën më të madhe të kryeqytetit Karakas është në errësirë për shkak të një “black-out”.Mijëra punëtorë janë dërguar në shtëpi. Energjia është rikthyer pak nga pak në disa zona, pas shkëputjes.Autoritetet thonë se po punojnë për rikthimin e elektricitetit dhe kryesisht do t’u japin prioritet transportit në Karakas.Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, fajësoi opozitën për “sabotazh” të linjave të transmetimit të energjisë.“Gjithçka tregon se e djathta ekstreme ka rifilluar planin për një ‘black-out’ energjie kundër vendit”, tha ai përmes profilit të tij në Tëitter. Por, kritikët e tij thonë se menaxhimi i dobët dhe dështimi për të investuar në infrastrukturë janë shkaqet e mbetjes së vendit pa energji elektrike.Industria e naftës nuk është prekur nga shkëputja e energjisë, pasi rafineritë e naftës në Venezuelë marrin energji nga impiante të veçanta gjeneratorësh.Në 2010-n, presidenti i ndarë nga jeta, Hugo Chavez, nënshkroi një dekret ku deklaronte “emergjencën elektrike”, në mënyrë që të ndihmonte qeverinë e tij të luftonte shkëputjet e energjisë.Edhe pse Venezuela ka rezerva të mëdha nafte, ajo varet nga hidrocentralet në më shumë se 70% të furnizimit të vendit