Britani, parlamentarët “tentojnë” pornografitë

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 300 mijë përpjekje janë bërë për të hapur faqet pornografike nga Dhomat e Parlamentit Britanik gjatë vitit të kaluar.Është ende e paqartë, nëse vet parlamentarët, pjesëmarrësit apo pjesa tjetër e stafit janë përgjegjës për to, thanë burime nga Dhoma e Lordëve.Shifrat nuk janë të gjitha bazuar mbi kërkesat dhe mund të jenë ekzagjeruar nga programet e palëve të treta, apo faqet e internetit që rifreskohen automatikisht, shtuan ata. Ndërkohë, dihet se rreth 5 mijë njerëz punojnë në ambientet e Parlamentit.Të dhënat janë publikuar nga “Huffington Post”, në versionin përkatës të Britanisë, pas kërkesës së “Lirisë për Informacion”, që e kishte titulluar këtë histori në faqen e saj me titullin “Oh, Yes, Minister!”.Gjithsesi, shifrat ndryshojnë egërsisht: në nëntor, ishin 114,844 përpjekje për të hapur faqet e klasifikuara si pornografike, por vetëm 15 të tilla gjatë muajit shkurt.