Video e Rafsanjanit që akuzon Damaskun për sulme me armë kimike
Një video që po qarkullon këto ditë në internet paraqet ish presidentin iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani i cili fajëson Damaskun për sulm kimik, megjithëse qeveria e këtij shteti pretendon se mediat e kanë cituar atë gabimisht.Videoja e publikuar në faqen e internetit, “Bolaghnews.com”, e tregon Rafsanjanin duke folur fundjavën e kaluar në Savod Kooh në krahinën Mazandaran.Ai thotë, “njerëzit janë bërë shënjestër e sulmeve kimike nga qeveria e tyre dhe tani duhet të presin që të qëllohen edhe nga predhat amerikane”.Citatet e Rafsanjanit fillimisht janë publikuar nga agjencia gjysmë shtetërore iraniane, “Labor Neës Agency”, të dielën.Agjencia e lajmeve më pas e ka ndryshuar raportin duke e hequr pjesën ku Rafsanjani fajëson Damaskun.Ministria e jashtme e Iranit pretendon se citati origjinal është “shtrembëruar”.Teherani zyrtarisht mban qëndrimin se rebelët janë përgjegjës për sulmin me gaz helmues që është raportuar të ketë ndodhur në periferi të Damaskut, më 21 gusht.