Siri, Rusia: Janë lëshuar 2 predha balistike nga Mesdheu. Ambasada ruse: Ska asnjë sulm
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se radarët e saj kanë indentifikuar dy “objekte” balistike, që ishin nisur drejt pjesës lindore të Mesdheut.Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se lëshimi ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin detektuar nga sistemi i alarmimit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë.Ndërkohë ambasada ruse në Damask dhe Izraeli kanë mohuar lajmin për lëshimin e raketave balistike drejt Sirisë ndërsa NATO po heton informacionin për raketat balistike.Ndërkohë mediat ruse ka theksuar se raketat e lëshuara drejt Sirisë kanë rënë në det.Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, qartas, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.