Rusia apel qytetarëve: Kujdes mos ekstradoheni në SHBA

Rusia u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të saj, që kërkohen nga Shtetet e Bashkuara, që të mos i vizitojnë vendet, të cilat kanë marrëveshje ekstradimi me SHBA-të.Ministria e jashtme e Rusisë, ka deklaruar se “burgosjet e shtetasve rusë në disa vende të ndryshme, me kërkesë të agjencive për zbatim të ligjit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim ekstradimin e tyre dhe ndjekjen në Shtetet e Bashkuara, janë bërë gjë e shpeshtë”.Çështja e ekstradimit shpeshherë ka shkaktuar tensione ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.Mosmarrëveshjet veçanërisht ishin të ashpra gjatë muajve të fundit lidhur me rastin e ish-kontraktorit amerikan të inteligjencës, Edward Snowden, i cili këkrohet nga Shtetet e Bashkuara, për akuza për spiunazh, por atij i është dhënë azil në Rusi.