Indonezi, islamistët kërkojnë anulimin e "Miss World"
Rreth 150 islamistë kanë protestuar në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta të martën kundër evenimentit, "Miss World".Siç raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, vetëm pak ditë para se të hapet ky konkurs në ishullin e Balit, demonstruesit ju kanë bërë thirrje autoriteteve që ta anulojnë këtë ngjarje ndwrsa kanë vendosur pankarta me mbishkrimin, “Miss Bota Shko në Ferr”.“Gara do të nxisë rrezik dhe vese. Myslimanët nuk duhet kurrë ta lejojnë që kjo të ndodhë”, me këto fjalë një protestues ju ka drejtuar turmës, ndërsa kjo e fundit ju ka përgjigjur me thirrjen, “Zoti është i madh”."Ne bëjmë thirrje për luftë kundër Miss Botës. Ne kërkojmë nga qeveria indoneziane që të anulojë këtë ngjarje”, ka shtuar Irfan Awwas, udhëheqësi i grupit radikal të Këshillit të Muxhahedinëve të Indoezisë.Vendimi i organizatorëve që këtë vit të heqin dorë nga paraqitja e kandidateve me bikini nuk ka arritur që të qetësojë islamikët të cilët kanë thënë se do të organizojnë demonstrata të mëdha kur të mbahet nata e ndarjes së çmimeve, më 28 shtator.Ndërsa shumica e 240 milion banorëve të Indonezisë e praktikojnë një formë të moderuar të Islamit, një grup i vogël i atyre që ndjekin një vijë të ashpër të Islamit janë shumë të zëshëm.Ata në të kaluarën kanë arritur që edhe të anulojnë ngjarje të ndryshme.Vitin e kaluar, këngëtarja e muzikës Pop, Lady Gaga ka hequr dorë nga mbajtja e një koncerti pasi ky grup i myslimanëve ka kërcënuar se do të digjte vendin ku do mbahej koncerti për shkak të veshjes së saj të pahijshme. .