Parashikimet e OECD, rritje ekonomike për SHBA-në dhe Europën

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka deklaruar se ekonomia amerikane dhe ajo e Eurozonës do të kenë një rritje, megjithëse sipas ekspertëve rritja do të jetë e vogël."Në fund po shohim se ekonomitë e përparuara janë në rritje, ndërsa dhe ekonomitë në zhvillim janë në këtë trend " tha shefi i OECD Pier Carlo Padoan.Ndër ekonomitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara do të kenë një rritje prej 1.7 për qind gjatë këtij viti, por kjo është një shifër më e vogël se parashikimi prej 1.9 për qind.  Japonia vazhdon me një rritje të pandryshuar  prej 1.6 për qind sipas  OECD-së .Ndërkohë  edhe për Evropën një ndër ekonomitë e zhytura në krizë në vitet e fundit e cila luftoi me krizën e borxhit,  ka lajme të mira. Franca do të ketë një rritje prej 0.3 për qind këtë vit, nga një tkurrje prej 0.3 për qind që ishte  parashikuar në muajin maj nga OECD-së , ndërsa Gjermania , ekonomia më e madhe e Evropës pritet të rritet 0.7 për qind nga 0.4 për qind më parë.Dy ekonomitë Italia dhe Greqia sërish do të vazhdojnë të tkurren. Sipas shefit të OECD për ekonomitë e  Eurozonës duhet një politikë monetare më e mirë, pasi masat shtrënguese kanë sjellë tkurjen. Jashtë zonës së euros, për Britaninë pritet një rritje 1,5 për qind. Ajo që kryeson rritjen është Kina, për të cilën parashikohet një rritje prej  7.4 për qind këtë vit.