Sulme të reja në Bagdad, 14 të vdekur

Një seri sulmesh me vetura bomba në lagjen kryesisht Shiite të kryeqytetit irakian ka vrarë së paku 14 persona, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë në këtë shtet.Bombat kanë goditur Bagdadin në orën 6 pasdite, sipas orës lokale të Irakut, ndërsa gjatë sulmeve janë lënduar 12 persona.Këto sulme janë në vazhdën e sulmeve të shtuara kohëve të fundit që godasin kafenetë dhe hapësirat publike të Irakut.Nëntë persona të tjerë janë vrarë në sulme të ndryshme në tërë vendin mëngjesin e së martës, duke rritur kështu shqetësimin për rikthimin e një lufte të gjërë sektare që e kishte dërmuar këtë vend përgjatë viteve 2006 dhe 2007.Sipas llogaritjeve të agjencisë së lajmeve, AFP, nga fillimi i këtij viti më shumë se 3800 persona janë vrarë.