Presidenti somalez i shpëton atentatit

Presidenti somalez, Hassan Sheikh Mohamud i ka shpëtuar një atentati kur eskorta e tij u qëllua, përgjegjësinë për të cilin e kanë marrë islamistët e grupeve të lidhura me Al Kaedën, raporton AFP.Persona të armatosur të grupit, Shebab kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj eskordës së presidentit i cili udhëtonte drejt portit të Merka, në jug të kryeqytetit.Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka dështuar dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e eskortës të presidentit, janë në gjendje të mirë shëndetësore..Presidenti somalez, i cili përkrah perëndimin, ka qenë duke udhëtuar me veturë të blinduar të forcave të Unionit Afrikan (AMISOM) që në këtë shtet kanë 17 700 trupa të cilët luftojnë së bashku me ushtrinë e këtij shteti kundër militantëve të Shebab.