Kombet e Azisë Lindore miratojnë deklaratën e të drejtave të njeriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2012, 17:55
Liderët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Lindore kanë miratuar një deklaratë për të drejtat e njeriut, gjatë takimit të tyre në Phonom Penh të Kamboxhias.Grupet për të drejtat e njeriut, megjithatë, thonë se dokumenti nuk përmbush standardet ndërkombëtare.Aktivistët kritikojnë dispozitat, sipas të cilave, të drejtat mund të jenë subjekt i kufizimeve për sigurinë kombëtare.Grupi 10-anëtarësh thotë se ka bërë një ndryshim të tekstit që adreson ankesat.Shoqata e Kombeve të Azisë Lindore përbëhet nga Brunei, Birmania, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.