Zjarr në Bangladesh, nuk dihet shkaqet, vdesin 11 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2012, 13:15
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një grumbull banesash në periferi të qytetit Dhaka të Bangladeshit.Zjarri që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit në një zonë të mbi populluar ka shkatërruar më shumë se 500 shtëpi. Zyrtarët thanë se pesë gra dhe katër fëmijë ishin në mesin e viktimave ndërsa shumë të tjerë u plagosën rëndë.Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por raportet fillestare tregojnë se një cigare mund të ketë shkaktuar zjarrin.Sipas dëshitarëve flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë lagjen, pasi pjesa më e madhe e shtëpive janë të ndërtuara me dru dhe plastikë. Ndërkohë qindra baorë tani kanë ngelur të pastrehë.