Obama përsëri në fushatë, thirrje për mbështetjen e planit të tij ekonomik

Presidenti amerikan Barak Obama ka përveshur mëngët për të munuar për cështjen më të debatueshme ne SHBA, ekonominë.Obama po u bën thirrje udhëheqësve të bizneseve dhe të sindiktatave, ligjvënësve dhe publikut të kërkojnë nga republikanët në Kongres që të mbështesin planin e tij për ngritjen e taksave për amerikanët e pasur.Që nga rizgjedhja e tij më 6 nëntor, presidenti ka përdorur një strategji të ngjashme për të avancuar idenë e tij për ngritjen e taksave për amerikanët me të ardhura të larta dhe për të vazhduar me përqindjen e tanishme për shtresën e mesme.Obama sëbashku me ligjvënësit kryesorë demokratë dhe republikanë të Kongresit kanë filluar negociatat me shpresën për të shmangur atë që është quajtur tashmë "katastrofë fiskale".Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, i përmbahet fort kërkesës së tij për shkurtime në disa programe sociale, por thotë se është e gatshëm të bëjë kompromis për taksat.Për të ulur deficitin buxhetor të Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë do edhe 1.6 trilionë dollarë të ardhura gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, rreth dy herë më shumë se sa presidenti kërkoi në negociatat e mëparëshme në 2011.Sipas marrëveshjes, shkurtime të thella shpenzimesh qeveritare dhe ngritja e taksavedo të hynë në fuqi më 1 janar 2013.E ndërsa negociata janë caktuar të fillojnë javën e fundit të nëntorit, analistët politikë thonë se muaji janar do të jetë shumë i nxehtë në SHBA.