Franca kundër martesave gay, 100 mijë persona protestojnë në rrugë

Më shumë se 100 mijë persona kanë protestuar në disa qytete franceze për të kundërshtuar planet e qeverisë mbi lejimin e martesave gay dhe adoptimin e fëmijëve. Një protestues tha se ishte e shqetësuar për të ardhmen."Unë mendoj se një fëmijë ka nevojë për një nënë e një baba, anën femërore dhe mashkullore dhe me këtë projektligj nuk do të jetë më kështu".Në qytetin e Lionit, liderët fetarë iu bashkuan protestës, pasi Papa i bëri thirrje kishës franceze të ngrinte fuqishëm zërin. Në Toulouse, mbështetës dhe kundërshtarë të projektligjit u përleshën me policinë, e cila mundohej t'i mbante larg njëri-tjetrit.Parlamenti do të diskutojë draftin që i lejon çiftet homoseksuale të lidhin kurorë e të adoptojnë fëmijë vitin që vjen. Deri tani, në Francë lejohej vetëm bashkimi civil, por Presidenti François Hollande në fushatë u zotua se do t'u jepte më shumë të drejta çifteve gay.Përsa i përket birësimeve, aktualisht në Francë mund të adoptojnë fëmijë vetëm çiftet e martuara, ç’ka përjashton automatikisht komuntetin LBGT. Një numër vendesh të Bashkimit Europian, si Gjermania, Suedia apo Britania e Madhe kanë legalizuar më parë martesat gay.