Kina ekonomia e parë e botës? OECD: Ekonomia e vendit vijon të rritet
Pavarësisht problemit të korrupsionit mes liderëve kryesore, Kina mund të bëhet shumë shpejt ekonomia më e madhe në botë. Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik parashikon se Kina do të vijojë rritjen."Ekonomia kineze po sfidon me masa të reja strukturore shumë të rëndësishme për të arritur një ekuilibër më të mirë mes tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm" thotë kreu i OECD, Angel Gurria.Sipas tij ekonomia kineze do të rritet shumë më shpejt se sa vendet e tjera të OECD . Gurria ka vlerësuar përpjekjet e Kinës në krijimin rrjeteve më të mira sociale, që sipas tij do të kenë efekte pozitive edhe në ekonominë e vendit."Kjo do të ketë një impakt shumë të rëndësishëm në besimin e kinezëve kur mendojnë për të ardhmen. Janë më të lumtur të shpenzojnë pak më shumë sot se sa të kursejnë më shumë sot".Në fillim të këtij muaji OECD ka bërë të ditur parashikimet afatgjata të ekonomisë dhe rritjes globale. Ekonomitë e reja emergjente si Kina apo India janë parashikuar si fuqia e rritjes globale.Ndër të tjera raporti vlerëson se Kina pritet të tejkalojë ekonominë e SHBA, duke u bërë ekonomia e parë e botës brenda pak viteve.