Aksidente tragjike në Egjipt, 61 të vdekur, mes tyre 49 fëmijë
Një aksident fatal ka ndodhur ne Egjipt ne nje autobus shkolle. Dyzet e nëntë fëmijët, të moshës 4-6 vjeç, si dhe shoferi dhe ndihmesi i tij kane vdekur sot dhe rreth 11 vete jane plagosur. Aksidenti ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ku autobusi në të cilin ata po udhëtonin u përplas me një tren në një kalim në krahinën e Assiut ne qender te Kajros, ka informuar per mediat guvernatori i rajonit.Korrespondenti i televizionit shtetëror egjiptian ka raportuar "skena tmerri" në vendin e aksidentit rrugor vdekjeprurës, ku gjendeshin kufomat e foshnjeve te shtrirë e te përgjakur në terren para transferimit të tyre në spital. Një dëshmitar i cili kalonte ne kohen e aksidentit tha se treni shtyu autobusin e rreth gjysmë milje përgjatë hekurudhës.Guvernatori provincial tha se njeriu në detyre, i cili duhej te kishte zbritur barrieren ne kohen qe kalonte treni e kishte zene gjumi dhe kjo ka sjell si pasojë aksidentin e rende. Pas kesaj ngjarjeje punonjesi eshte arrestuar, ndërsa kreu i autoritetit hekurudhor ka dhënë dorëheqjen.Nderkohe nje tjeter aksident i rende ka ndodhur ne Egjipt disa ore me pas, ku 12 persona kane humbur jeten dhe tre te tjere jane plagosur ne nje zone afer kryeqytetit të Kajros vetëm pak ore pas aksidentit te autobusit të shkollës.Aksidenti i ri eshte shkaktuar nga një kamion që u përplas me një autobus të vogël që mbante pesëmbëdhjetë pasagjerë. Shoferi i kamionit eshte arrestuar, ka deklaruar policia.Pas tragjedisë se dyte Ministri i Transportit Rasant Mohamed ka dhene dorëheqjen.Rrugët dhe hekurudhat egjiptianë kanë një rekord të dobët të sigurisë. Rreth 8.000 njerëz vdesin në aksidentet rrugore çdo vit në vend.