Frikë për luftë në Gaza, vijojnë luftimet në ditën e 5-të

Cdo ditë që kalon më shumë erë lufte mban në Lindjen e Mesme, ndërsa për të pestën ditë rradhazi bombardimet në Gaza nuk kanë ndaluar.Avionët dhe raketet izraelite kanë bombarduar sërish Gazën, ndërsa janë goditur dhe dy ndërtesa mediatike në qendër të qytetin të Gazës, duke plagosur disa gazetarë palestinezë. Izraeli thotë se ai po godet qindra objektiva në Gaza, që pretendohet se janë vende ku fshihen militantët e Hamasit. Të paktën 34 palestinezë dhe 3 izraelitë kanë mbetur të vrarë që kur Izraeli vrau kreun ushtarak të Hamasit ditën e mërkurë.Dje Izraeli njoftoi se 75 mijë rezervistë janë në gatishmëri pas spekulimeve për një pushtim tokësor. Sulmet e fundit pasuan një sulm me raketa kundër qytetit të shenjtë të Jeruzalemit, që shtuan rreziqet e konfrontimit të dhunshëm të Izraelit me militantët palestinezë dhe zgjeruan ndjeshëm fushën e betejës.Ndërkohë përpjekjet diplomatike për të ulur gjakërat janë rritur. Kreu i Hamasit, Khaled Meshaal, ka shkuar në Egjipt, për të biseduar rreth konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës. Ai pritet të bisedojë me shefin e inteligjencës egjiptiane, si dhe me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.Ky i fundit ka thënë se Izraeli duhet të përgjigjet për "masakrën" në Gaza, ku "dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet e tij, në katër ditët e fundit".Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për qetësim të situatës, por ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për t'u vetëmbrojtur. Zyrtarët palestinezë në Uashington kanë kritikuar përgjigjen e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Izraeli ka shkaktuar përshkallëzimin e konfliktit me vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit, Ahmed al-Jaabari.