Gomez e “lodhur” nga muzika

Ajo eshtë 21-vjeç dhe bën pjesë në listen e këngetareve dhe aktoreve më të mira të diteve të sotme. Selena Gomez përvec aftësisë për të kënduar, karrierën e saj e nisi si aktore dhe për disa vite kryesoi filmat të më njohur të "Disneyt".Perveç karrieres si aktore dhe kengetare, ajo ka dhe bizneset e saj të suksesshme. Krahas linjës së veshjeve të saj, Selena ka dhe një numër të madh dyqanesh në të cilat reklamohen dhe shiten këto veshje. Tashmë këngëtarja është pranë publikimit të albumit të saj të ri, për të cilin ka nisur dhe një tur koncertesh. Koncertin e fundit ajo e mbajti pikerisht ne Canada, pas perfundimit te te cilit la te nenkuptohej se nuk ndihej mire.Me një status në profilin e saj ne twitter Selena pohoi se ndihej e lodhur duke qëndruar çdo ditë mbi taka të larta, duke kënduar dhe kërcyer çdo mbrëmje live, duke buzëqeshur edhe në ditët e saj të vështira, si dhe nga konsumimi i pakët i ushqimeve për shkak të dietave. Më pas Selena postoi dhe një foto ku shfaqej e ulur duke udhëtuar në avionin e saj privat. Në dorë mbante një Coca-Cola të McDonalds, si dhe këmbët i kishte të zhytura në akull, duke dashur kështu të tregojë sërish lodhjen që ndjen. Pavarësisht se në koncerte ajo ka qene energjike, fansat janë zhgënjyer kur kanë pozuar me të.Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim të buzëqeshur dhe në humor krijuesja e hitit "Come & Get It" , tregonte një fytyre të lodhur duke lënë të kuptohej se e vetmja gjë që dëshironte në ato momente ishte të largohej.