Payne pranon lidhjen me miken e tij

Ai është një ndër djemtë më të famshëm dhe të suksesshëm të grupeve muzikore në botë. Por gjithashtu përveçse një këngëtar shumë i mirë, ai është shumë i njohur për numrin e konsiderueshëm të lidhjeve që ka pasur deri më tani edhe pse është vetëm një 19-vjeçar. Bëhet fjalë për anëtarin e grupit One Direction, Liam Payne për të cilin pak kohë më parë u hodhën hipoteza se mund të ishte biseksual.Gjithçka nisi kur miku i tij Harry Styles, një tjetër anëtar i grupit u fotografua shpesh me një Dj dhe kjo e fundit bëri që emri i të gjithë anëtarëve të tjerë të grupit me fame botërore, të lakohej njësoj si i Harryt. Si të gjithë të tjerët, edhe Liam dha shumë intervista por ndryshe nga miku i tij versioni i tij u besua menjëherë. Së fundi është bërë me dije se ai ka nisur një lidhje të re me një miken e tij që dikur e ka pasur në shkolle, të quajtur Sophia Smith.Pas ndarjes nga ish e dashura e tij, balerina Danielle Peazer vetëm pak kohë më parë, si adhurueset ashtu dhe miket nisën që ti afroheshin. Por këngëtari nuk mori në konsideratë asnjërën prej tyre dhe gjeti rastin të pohonte se çpo ndodhte në jetën e tij. Në një intervistë live, Liam u pyet lidhur me jetën personale dhe marrëdhënien me vajzat.Menjëherë, pa nguruar ai pranoi se ka nisur një lidhje të re por ndryshe nga të tjerat. 19-vjeçari u shpreh se pavarësisht se romanca e çiftit sapo kishte nisur ata janë shumë të dashuruar dhe çdo ditë e më shumë, ajo që po krijojnë po evolon, duke e bërë akoma dhe më serioze.Sipas miqve të këngëtarit Sophia është një vajzë e thjeshtë si gjithë të tjerat, por në ndryshim nga ato, ajo e do dhe vlerëson Liamin për ate që është dhe përfaqëson në të vërtetë, jo për famën apo paratë e tij. Ata gjithashtu konfirmojnë se mbase shumë shpejt Sophie dhe Liam mund të nisin një udhëtim rreth botës për javë të tëra të pa shoqëruar nga prindërit e tyre.