Demi Lovato ,“ylli” i ri në Glee sëbashku me miken e saj Lea Michele
Ajo është bërë e njohur për aftësitë e saj të shumta skenike, ku ndër to kryesojnë aktrimi dhe kënga. Fillimisht 20-vjeçarja Demi Lavato u bë e njohur pas një roli në të njëjtin film së bashku me Jonas Brothers në adoleshencën e saj.
Në film Demi kishte rolin e një vajze që këndonte, por e kishte të veshtirë të shprehej, të kishte mike të mira ku të mund të mbështetej dhe për të tepër të tregonte talentin e saj duke marrë pjesë në audicionin ku juria do të ishte pikërisht e përbërë nga Jonas Brothers. Por talenti i saj u zbulua gjatë përfundimit të filmit ku u shpall dhe fituese e audicionit.
Pavarësisht se ajo filloi të bëhej e njohur, fama e saj nisi të shtohej kur u fotografua me Joe Jonas ,me të cilin krijoi një lidhje të gjatë disa vjeçare. Së fundmi është mësuar se aktorja dhe këngëtarja e cila për të disatin vit radhazi ka qenë pjesë e jurisë së X factor, do të jetë pjesë e serialit të famshëm " GLEE" .Demi do të shfaqet në sezonin e ri, xhirimet e të cilit sapo kanë nisur, në 6 pjesët e fundit përkrah aktores dhe mikes së saj të mirë Lea Michelle. Në film ato do të jenë shoqe të ngushta, të cilat janë rritur së bashku, ku përveç muzikës ndajnë me njëra- tjetrën çdo sekret. Ky lajm është përhapur me shpejtësi duke bërë që shumë nga miqtë e saj artistë ta urojnë.
Njëri prej tyre ishte dhe Adam Lambert, i cili postoi një status në rrjetin social twitter ku shprehu se ishte i lumtur për arritjen e re të këngëtares, duke theksuar me shaka se këto fjalë vlejnë në qoftë se thashethemet që qarkullojnë janë të vërteta.