Para se ai të ishte i famshëm…
Pas vdekjes së gjyshit të tij 98-vjeçar, janë postuar disa foto të rapperit Kanye West, në të cilat ai shfaqet përpara se të ishte ky që është sot, një këngëtar dhe producent i famshëm i rrymës muzikore hip-hop. Kanye ka lindur në vitin 1977 dhe në moshën tre vjeçare pësoi vështirësinë e pare, pasi prindërit e tij u divorcuan. Ai së bashku me nënën e tij Donda u shperngulën nga vendi ku jetonin për të jetuar në Chikago.

Në moshën 5-vjeçare ai shprehu për herë të parë dëshirën e tij për të kënduar. Dhe më pas nisi të krijonte tekste të ndryshme. Pas përfundimit të shkolles 9-vjeçare Kanye nisi gjimnazin, por ishte një nxënës që dallonte nga të tjerët pasi mesatarja e tij ishte e shkëlqyer. 36-vjeçari gjithnjë kishte shfaqur dëshirën për të mësuar dhe për të pasur një punë shumë të mirë në të ardhmen, por përsëri krahas arsimimit ai nuk harronte kurre pasionin e tij për muzikën.
Fillimisht ai nisi karrierën dhe këngët e tij në studion Roc - A - Fella Records me të cilën punoi për vite të tëra. Në përfundim të çdo kënge të suksesshme dhe të pëlqyer të tij, Kanye nuk humbte rastin për të falenderuar me mbishkrime nëpër foto producentët e tij me fjalë të tilla si:
"Ju falenderoj për këshillat e vyera që më keni dhënë, ato më nevojiteshin për të hedhur hapat e para drejt botës së vërtetë dhe për të qenë i suksesshëm".Në vitin 2007 ai u përball me një tjetër humbje të madhe, siç ishte dhe ndarja nga jeta e nënës së tij me të cilën është shprehur se ka qenë shumë i lidhur. Shkak i kësaj humbjeje tragjike kishin qenë komplikacionet që Donda kishte pasur gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale plastike.
Gjatë vazhdimit të karrierës së tij Kanye filloi të njihej dhe të lidhte kontakte me producentë dhe këngëtarë të fashëm si miku i tij i tanishëm Jay Z, këngëtarja Alicia Keys, Jennet Jackson, Ludacris etj. Vetëm pak vite më parë rapperi u quajt "Legjenda e Hip-Hopit" pasi u bë fituesi i 21 çmimeve Grammy.
