Nuk të lë të shkosh!

Këngëtari i famshëm i Maroon 5, Adam Lavine është fotografuar këtë fundjavë në aeroportin e Los Angelosit së bashku me të fejuarën e tij, Behati Prinsloo. Bukuroshja nga Nambia , ishte ajo e cila arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me lookun dhe format e saj trupore, të dëshiruara nga shumë femra. Çifti i sapofejuar dukeshin shumë të dashuruar, pasi për asnjë moment nuk u ndanë nga njëri - tjetri.Në çdo hap që ata hidhnin Adam dhe Behati shfaqeshin të kapur prej dore, të përqafuar ose të buzëqeshur. Por pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar, një burim i afërt me çiftin ka bërë të ditur se shumë shpejt ata do të shpallin fejesën. Burimi gjithashtu ka shtuar se ata kanë nisur të planifikojnë vendin se ku do të blejnë shtëpinë për të jetuar, sa të ftuar do të ketë dasma dhe shumë detaje të tjera.Adam, i cili e përjetoi shumë keq ndarjen nga një tjetër supermodele e "Victoria`s Secret" Anna Vyalitsyna pas lidhjes dy vjeçare ka përgënjeshtruar të gjitha hamendësimet lidhur me të. 34- vjeçari ka pohuar se dëshira më e madhe e tij është të ketë një familje dhe të ketë fëmije. Ai është pro martesës së mirëmenduar, gjë e cila duhet të ndodhë me personin e duhur. Duke shtuar se vitet për të kanë kaluar me shpejtësi dhe tani mendon se është koha për të nisur krijimin e një familjeje.