Zemra e Luanit! Snoop Dogg i dhuron bluzën një “futbollisti” të ri
Pas një pauze vërtet të gjatë në muzikë, rapperi Snoop Dogg, së fundmi është paraqitur sërish përpara publikut dhe fansave të tij me një bashkëpunim shpërthyes më këngëtaren Rita Ora. Kënga " Torn Apart", e cila ka vetem një muaj që është publikuar, numëron plot 4 milion klikime. Klipi është xhiruar në Tailandë dhe për suksesin e tij është bërë një investim i madh nga të dyja palët.Por përveç dëshirës dhe pasionit për muzikën Snoop gjithnjë ka deklaruar, se një nga pasionet e tij më të mëdha janë dhe sportet. Kjo ishte një arsyeja pse ai ishte i ftuar në një konkurs futbolli për djemtë e vegjël në Los Angelos.

41-vjeçari e ka pranuar menjëherë ftesën si dhe nuk ka humbur rastin të takohet me adhuruesit dhe mbështetësit e tij. Të gjithë djemtë e pranishëm e mirëpritën me duartrokitje dhe kërkesa për foto ose autografe. Por Snoop Lion i cili karakterizohet nga thjeshtësia e tij ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të kohës duke plotësuar kërkesat e tyre , ku njëra ndër to kryesoi.

Një nga konkuruesit e vegjël, i kërkoi këngëtarit bluzën e tij dhe ai pa hezituar ia dhuroi së bashku me nje autograf dhe foto. I lumtur nga ky fakt ai i dhuroi Snoop një përqafim duke e falenderuar. Këngëtari i cili bëri një gjest për tu admiruar, ka pozuar për disa minuta me të pranishmit në tapetin e kuq pranë fushës së futbollit.