Djemtë e Mellencamp rrahin britalisht studentin?

Fotot e një 19-vjeçari në shpërfytyruar dhe të gjakosur për të disatën ditë janë duke bërë xhiron e botës. Dy djemtë e rockerit të famshëm John Mellencamp , Hud dhe Speck së bashku me një person te tretë mësohet se kanë rrahur brutalisht një student 19- vjeçar.Shkaku mendohet të jetë bërë një mosmarreveshje midis tij dhe Speck. Sipas deklaratave të dy djemve të John , Speck dhe 19-vjeçari emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, kishin pasur një konflikt të rëndë, në të cilin pretendonte se studenti ishte ndeshur dhe kishte rrahur Speck.Por me një foto të postuar, në të cilën tregohet fytyra e tij të nxirë prej shumë ditësh, ai mohon këtë fakt duke treguar duart , në të cilat nuk ndodheshin pjesë të nxira ose të skuqura, duke dashur të vërtetojë me ketë, se nuk i kishte gjuajtur ose ishte ndeshur me askënd.Speck , vëllai i boksierit Hud , është i dyshuari kryesor deklaratat e të cilit janë kërkuar më shumë se të gjithë. Por ajo që është e sigurtë, është se një mbrëmje 2 vëllezërit dhe i panjohuri i lartpërmendur , qëlluan pa pushim 19- vjeçarin për disa minuta dhe nuk ndaluan derisa miqtë e dhomës së tij dëgjuan zhurmat dhe vrapuan për të parandaluar padrejtësinë, kundrejt mikut të tyre.Pas pagesës së gjobës 5000 dollarëshe nga babai i tyre 61-vjeçar Hud dhe Speck, u liruan përkohësisht deri ditën që do t`i kërkohet të paraqiten në gjykatë për të zbardhur të vërtetën. John Mellencamp i cili prej disa kohësh është në një romancë me aktoren e njohur Meg Ryan, nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë deri mbrëmjen e fundjavës së shkuar ku u paraqit në " Late Show with David Letterman ", ku këmbëngulte në pafajësinë e djemve të tij.