Madonna, Mbretëreshë e Francës për 55 vjetor

Madonna, e cila është kurorëzuar si mbretëreshë vite më parë dhe ende vazhdon ta mbajë këtë titull, ka festuar ditëlindjen e saj të 55-të. Ylli i popit ka vendosur të postojë për adhuruesit e saj, disa foto në instagram duke ndarë kështu momentet më të bukura të festës dhe jetës së saj.Ajo që u vu re ishte se këngëtarja nuk kishte përzgjedhur asnjë fotograf profesionale për të fotografuar festën, por ka zgjedhur që këtë ta marre persiper vetë vetë. Së bashku me miqtë dhe të dashurin Brahim Zaibat, me të cilin ka një lidhje disavjeçar , ata kanë festuar në një lokal luksoz të Francës.Veshjet e përzgjedhura i përkisnin kohës së Revolucionit Francez, për të cilat thuhej se ishin një kusht i këngëtares. Por ajo që i la pa fjalë të gjithë ishte Madonna, e cila ishte veshur si mbreteresha e dikurshme e Francës Maria Antoneta, e shoqëruar nga i dashuri i saj Brahim, ku ky i fundit ngjasonte me bashkëshortin e Marias.Gjatë festës, muzika u ndëpre për ti lënë vend urimeve për 55- vjeçaren, së cilës i ishte përgatitur një tortë surprizë ngjyrë rozë, në një ndër pasticeritë më të mira në ate vend, siç është dhe Laduree. Madonna dukej e lumtur teksa ndante me të ftuarit tortën 5 katëshe dhe i falenderonte të gjithë për urimet e tyre.Por si në çdo ditëlindje, jo të gjithë miqtë e ftuar mund të jenë të pranishëm. Britney Spears, e cila është dhe një ndër miket më të mira të këngëtares nuk ishte e pranishme ate ditë, por nuk harroi që urimin e saj për Madonnan përveçse personalisht ta bente dhe publikisht.Duke publikuar një foto në profilin e saj personal ,të rrjetit social Twitter, këngëtarja uroi miken e ngushtë me fjalët : " Gëzuar ditëlindjen ! Shpresoj të jesh e lumtur ! Jam duke kënduar këngën e ditëlindjes për ty!"