Oprah këshillon fansat: Mos hiqni dorë kurrë
Edhe pse jeta e saj e dikurshme nisi në kushte të mjerueshme, Oprah Winfrey ka arritur t`ja dalë mbanë për të qenë një ndër femrat më të suksesshme dhe më të fuqishme në botë. Por gjërat nuk kanë qenë gjithnjë të lehta as në karrierën e saj si prezantuese. Oprah ndahu me teleshikuesit një eksperiencë të hidhur të jetës së saj, e cila ndodhi disa vite më parë, duke i kërkuar që nga kjo histori të nxjerrin një mësim të vlefshëm pse jo për jetën e tyre.
Rreth dy vite më parë 59-vjeçares asgjë nuk po i shkonte siç duhej në jetë për këtë arsye filloi të kishte kriza të njëpasnjëshme nervore dhe ishte në hapat e para të gjendjes depresive. Emisioni i saj, i cili është ndër më të ndjekurit, nuk po shkonte siç duhej dhe shikueshmeria sa vinte dhe zbriste. Dhe siç pohon dhe vetë ajo, jeta e saj po kthehej në një ferr të vërtetë. Oprah do të priste përfundimin e sezonit për të hequr dorë përfudimisht nga bota e televizionit, edhe pse pa dëshirën e saj të plotë. Por i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton prej 21 vitesh nuk e lejoi.
Ai nisi t`i qëndronte pranë çdo ditë e më shumë. Duke i kushtuar më shumë kohë dhe duke i falur urtësinë e tij thekson ajo. "Nisa të reagoja, të kuptoja seç po ndodhte dhe të hiqja dorë nga dështimi. Me ndihmën e tij, u ngrita përsëri në këmbë dhe nisa t`i tregoja botës sërish se kush isha dhe sa vleja. Në fare pak kohë dhe me shumë besim në vetvete, arrita të ngjitesha përsëri aty ku kasha qenë, mbase dhe më lart” ka theksuar Oprah.
E vetmja gjë që kërkoj nga teleshikuesit është të nxjerrin mësim nga jeta ime dhe kurrë të mos heqin dorë" ka theksuar ajo. Oprah e cila javën ka bërë problem ngjarjen e ndodhur në një dyqan në Zvicër, në të cilin hasi një shitëse rraciste, konfirmoi se do vazhdojë t`ja kujtojë atë ditë publikut derisa të veprohet nga personat përkatës mbi përgjegjësen.
