Streha për të qëndruar larg fatkeqësive, 20 mijë $ bileta e anëtarësimit
Një pamje e tillë mbi botë ka bërë shumë njerëz të gjejnë mënyra për t’i parandaluar ose të paktën për tu shpëtuar.Një prej tyre është edhe 50-vjeçari Robert Vicinos, i cili ka marrë përsipër misionin e ndërtimit të një strehimi që më shumë ngjan me një qytet nëntokësor.Vicino thotë se strehimi do ndërtohet me fonde private, pasi një ndërtim të tillë ka sjellë reagime të ashpra të opinionit publik.Vendimin për këtë sipërmarrje, 50-vjeçari e argumenton me frikën se bota do shkojë drejt Armageddon-it, të shuarjes së njerëzimit nga sulmet terroriste, bërthamore, apo dhe shkaqe të tjera natyrore.Strehimi, që do të jetë në qytezën Atchison, të Kansas-it, dikur ka qenë magazinë armësh dhe ndodhet 40 metra poshtë një mali me shtresa gëlqerore. Vendstrehimi do të ketë dyer që mund t'i rezistojnë një shpërthimi 20 megatonësh brenda një rrezeje prej 8 kilometrash.Strehimi i Vicinos ka kapacitet për 5 mijë njerëz dhe ka një hapësirë prej 686,000 metrash katrore, po aq sa edhe ndërtesa gjigande Empire State Building e Nju Jorkut, dikur ndërtesa më e lartë e botës. Projekti parashikon edhe zbavitjen, pasi sipas idesë së Vicinos jeta duhet të vazhdojë.Ndaj edhe në strehimin gjigand ka vend për 1 mijë e 500 mjete zbavitjeje dhe ushqime për deri në një vit. Sigurisht siguria që ofron ky strehim ka një kosto dhe kjo është përcaktuar 20 mijë dollarë si biletë anëtarësimi. Ata që do të anëtarësohen mund të jenë nga e gjithë bota !Megjithëse një projekt i kontestuar sikurse është edhe idetë që mbron 50-vjeçari, një gjë është e sigurtë, ky vendstrehim gjigand do të shndërrohet një biznes, që do të tërheqë turistë dhe do të stimulojë ekonominë e qytetit.