Çmenduritë e Lady Gaga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2013, 11:11
Lady Gaga njihet për look-un e saj ekstravagant dhe provokues, por këtë herë duket se këngëtarja ka kaluar çdo limit.E veshur me një fustan të hollë tërësisht transparent dhe me të brendshme “modeste”, ajo ka parakaluar në rrugët e Los Anxhelesit duke habitur kalimtarët.Si zakonisht, edhe këtë herë ajo nuk u ka shpëtuar objektivave të paparacëve, por duket se Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefania Germanota, nuk e ka pasur fare problem të fotografohej.

Muajin e kaluar, ajo habiti fansat e saj duke pozuar tërësisht nudo për një revistë amerikane, fotot e të cilës bënë xhiron e botës.