Cara Delevingne pozon për revistën "W Magazine"

Modelja më e famshme dhe më e kërkuar e pasarelave por njëkohësisht dhe mikja e ngushtë e yjeve të popit si RIhanna  dhe Rita Ora, Cara Delevingne së fundmi ka dhënë një intervistë dhe ka pozuar për revistën  "W Magazine".The Anti-Role Model: Cara Delevingne poses topless for the new issue of W magazineNë foton e kopertinës modelja shfaqet me një veshje verore të bardhë dhe flokë të kapura, por ajo që bie me shumë në sy përveç bukurisë së saj janë dhe sytë e shndërritshëm, ndërsa në foton tjeter shfaqet në sfond bardh e zi. Krahas fotove mahnitëse, Cara ka dhënë dhe një intervistë në të cilën është shprehur hollësisht , lidhur me jetën e saj, familje , marrëdhënin e ngushtë me Rihannën, si dhe mënyrën se si ndihet përpara se të sfilojë.Cover girl: Cara poses in a white bra for the cover of the September issue of WCara gjithashtu ka rrëfyer dhe miqësinë me supermodelen me fame botërore Kate Moss. Modelja shprehet fillimisht  se ndihet mirë pasi jeta e saj është e mbushur me persona dhe familjarë të cilët shqetësohen për të dhe e ndjekin në çdo hap që ajo hedh. Një ndër këto persona është dhe mikja e saj e mirë Rihanna, ku gjen ngushëllim sa herë që ka nevojë.My girls: Cara in an Instagram photo with Rihanna and flatmate Georgia May JaggerGjatë pushimeve të saj në ishujt Grek Cara shprehet se ndihej e vetmuar dhe e para gjë që i shkoi në mendje ishte të telefononte RIhannën e cila dha më të mirën për ta sjellur në humor dhe ja arriti qëllimit të saj me sukses. Por sigurisht që Cara nuk mund të linte pa përmendur dhe mbështetjen e madhe që Kate Moss i kishte dhënë dikur.Ajo kujton një mbrëmje përpara një sfilate, në të cilën ndihej e stresuar dhe personi i cili i ishte gjendur pranë dhe e kishte këshilluar kishte qenë pikërisht supermodelja Kate Moss.