Amanda Seyfried, film për jetën e një porno-stari
Ylli i filmit Mamma Mia dhe Mean Girls, Amanda Seyfried pak ditë më parë dha disa deklarata për shtyp me të cilat arriti të linte pa fjalë të gjithë fansat e saj. Së fundmi është mësuar se ajo do të jetë pjesë e një filmi, në të cilin do të ketë rolin e një porno-stari të quajtur Linda Lovelace.
Por përvec kësaj ajo e cila vërtet habiti adhuruesit e saj ishte pjesa ku Amanda pranoi se do të luante disa skena nudo dhe disa topless. Ajo pohoi se në fillim ngurroi për të pranuar këtë rol pasi e para gjë që i shkoi nëpër mendje ishte shkatërimi i karrierës së saj artistike. Nisur nga eksperiencat e aktoreve paraardhëse të cilave pas 1 ose 2 roleve të luajtur me skena të nxehta filluan të mos preferoheshin më nga publiku, dhe Amanda ju tremb idesë së mbase fundi i saj do të ishte i njëjti.
Por aktorja shprehet se kur filloi të mendonte me mendje të kthjellët i pa gjerat ndryshe. Pavarësisht se ajo është rritur me një një familje e cila gjithnjë e ka këshilluar kundër roleve ose fotografive nudo, Amanda shpjegoi se ndihej gati të merrte përsipër këtë rrezik.
Pasi firmosi kontratën, mësoi skenarin dhe nisi xhirimet ajo tregon se u ndje mire pasi i theu të gjitha tabutë në mendjen e saj, madje u shpreh se ekspozimi nudo përpara kamerës e bëri të ndihej e çliruar.