Justin Bieber, në top listën e romancave
Kohët e fundit ai ka kryesuar top listën e numrit më të madh të romancave, e cila e kishte pikënisjen e saj pas ndarjes nga krijuesja e hitit " Come and Get It" Selena Gomez. Bëhet fjalë për këngëtarin 19 vjeçar Justin Bieber i cili është përfolur shumë nga fansat dhe gazetarët për lidhjet e tij të njëpasnjëshme kohet e fundit.
Krishtlindjet e vitit të kaluar çifti Bieber-Gomez i dha fund romances së tyre për shkak të ish infermieres, Mimit ose sic quhet në të vërtetë Milyn Jensen, e cila vetëm përpara pak ditësh deklaroi se kishte kaluar një natë me Justin dhe pikerisht ky kishte qenë shkaku i ndarjes së tij nga këngëtarja. Por përveç paragjykimeve që Milyt ju bënë, ai u shpreh se ka nisur t`i marre anën pozitive gjërave , pasi ky skandal e bëri të famshme dhe prezantuese të emisionit të ndjekur amerikan "Bad Girls".
Dy javë më parë Justin përsëri u akuzua dhe jo për një , por për dy lidhje të njëkohësishme me kamarieret Sophia Rayo 32 vjec dhe Diana Bhokasub 24 vjec , që ishin shumë vite më të mëdha se këngëtari. Por duke e lënë pas te shkuarën , këngëtari ka nisur një romance të re me modelen brune Ashley Moore. Cifti u fotografua ditën e djeshme në restorantin e preferuar të Justin në Beverly Hills, Kaliforni.
Ashley Moore është modelja më e re e cila sapo ka nënshkruar kontratën me Nous Agency në Los Angelos dhe së shpejti do të jetë imazhi i markave të famshme të veshjeve. Sipas konfirmimeve ciftin e ka prezantuar miku i ngushtë i Justin, rapperi Lil Twist i cili përpara 1 viti e gjysmë ka qenë në një lidhje me Ashleyn me të cilën është fotografuar edhe në një klub nate.