Jennifer Lawrence: Gjithmonë e kam ditur se do bëhesha e famshme

Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe është tashmë jo vetëm një ndër aktoret kryesore të Hollywood-it por edhe fituese e cmimit Oscar.  Bëhet fjalë për aktoren Jennifer Lawrence e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën e famshme "Vogue" në të cilën ka shpjeguar gjithçka lidhur me karrierën dhe fëmijërinë e saj.She's in Vogue: Jennifer Lawrence cover the September issue of the iconic fashion magazine out in stores on August 20Sipas Jennifer që në moshë të hershme ishte e bindur se çfarë do të bëhej dhe si do të ishte e ardhmja e saj. Aktorja shpjegon se nuk ka qenë një fëmijë ndryshe nga të tjerët, nuk ka qenë as më zgjuar ose më pasur,  nuk preferonte festat dhe dëshironte vetëm aktivitete impenjative. Por Jennifer pohon se gjithnjë e ka ditur se në një të ardhme të afërt do të bëhej një person i famshëm publik.Sitting pretty: The actress smiles for the camera while posing with a two cute dogsFëmijëria e aktores ka qenë një periudhë e mbushur me ëndrra, ku mbizotëronte ajo për të qenë një prezantuese televizive ose një aktore. Dhe siç ajo e parandjeu, dëshiroi por edhe punoi shumë arriti të bëhej ajo që është sot, një femër e me një karrierë të suksesshme edhe pse jo në moshë të madhe.Blooming beauty: In another photograph, Jennifer sits elegantly surrounded by a colourful array of flowersNë vazhdim të intervistës ajo ka zbuluar dhe detajet lidhur me rolin e saj më të ri, i cili do të jetë ndryshe nga të tjerët. Këtë herë Jennifer do të luajë rolin e një femre të fiksuar pas drogës, alkolit dhe me probleme të theksuara psikologjike, e cila do të jetë bashkëshortja e një mafiozi.Old pals: Jennifer Lawrence got chummy with her Hunger Games co-star Josh Hutcherson at Comic Con in San Diego, on SaturdayNew role: Jennifer stars alongside Sam Claflin in Hunger Games sequel Catching Fire, out in November