Drew Barrymore: Së shpejti do të bëhem sërish nënë
Ylli i filmit " Charlie`s Angels" Drew Barrymore ka zbuluar se së shpejti është e gatshme të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo shprehet se nuk dëshiron që vajza e saj e vogël e cila tani është 10 muajshe, të ketë një fëmijëri të vetmuar njësoj si ajo. Drew ka kaluar një fëmijëri të mbushur vetëm nga miq të pakët por pa një motër siç ajo do të kishte dëshiruar, për këtë arsyje ishte nje person i mbyllur në vetvete.
Ajo pohon se ardhja në botë e një fëmije tjetër do t`i krijonte mundësinë vajzës që për gjithcka të drejtohej tek motra ose vëllai, ose të kishte dikë me të cilin të luante dhe të ndante sekretet. Por siç tregon dhe vetë aktorja frika e saj më e madhe qëndron në dilmat e shumta qe ka lidhur me faktin se a do të jetë një nënë e mirë të të ardhmen.
Drew shpjegon se shpesh e tremb ideja se mbase një ditë fëmijët e saj nuk do të jenë të lumtur, ose mbase ajo nuk do ta kuptojë në kohë cila ishte zgjedhja më e mirë dhe kjo do ta conte në marrjen e vendimit të gabuar. Gjatë intervistës ajo gjen rastin të tregojë një shprehje të vjetër të cilën përpiqet ta kujtojë cdo ditë, e cila thotë : " Të jesh prind është njësoj si të veshësh një zemër jashtë trupit tënd për mirëqenien e së cilës duhet të kujdesesh çdo ditë pasi ajo të jep jetë".
Por përvec rolit të saj si nënë Drew nuk ka harruar të japi detaje për plane të aferta lidhur me karrierën e saj artistike. Momentalisht ajo është duke xhiruar një film, i cili flet për një cift që nuk mund të dali nga Afrika Jugore ku Drew së bashku me aktorin e komedisë Adam Sandler duhet të vëhzgojnë cdo lëvizje tyren.