Simon Cowell vazhdon lidhjen me Lauren Silverman
Anëtari i shumëpërfolur i jurisë së X-factor dhe Britan`s Got Talent, Simon Cowell vazhdon ende lidhjen me Lauren Silverman e cila është dhe nëna e fëmijës së tij të ardhshëm. Përpara se kjo lidhje sekrete të kthehej në skandal për vetë faktin se Lauren ende vazhdon të jetë një grua e martuar, Simon kishte nisur një romancë me Carmen Electra.
Carmen dhe Simon fillimisht u njohën ne Britans Got Talent nga ku nisi dhe lidhja e tyre në dhjetor të vitit 2012 për të përfunduar në shkurtin e ketij viti. Deri tani nuk ishte bërë asgjë e ditur rreth ndarjes së papritur të çiftit por në intervistën që Carmen pranoi të jepte dha detaje lidhur me këtë fakt. Ajo shpjegon se mori vendimin për ti dhënë fund asaj romance në momentin që gjeti ish të dashurin e saj Cowell në shtëpinë e tij në Los Angelos së bashku me Lauren.
Të dy u shfajësuan duke tentuar ta bindin se ishin thjeshtë miq por Carmen shpjegon se faktet tregonin të kundërtën pasi ajo i gjeti në një pozicion kompromentuese. Ndryshe nga reagimi që pritej, modelja pohon se nuk ka asgjë kundër lidhjes së tij të re, përkundrazi shprehet se dëshiron që Simon të gjeje lumturinë pse jo të përhershme, përkrahë Lauren e cila tashme sapo ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshorti Andrew Silverman.
"Sapo të mbarojë kjo intervistë menjëherë do t`i telefonoj Simonit, pasi jam shumë kurioze për të ditur gjininë e fëmijës së tij. Dua të dij në qoftë se është djalë apo vajzë, dhe cfarë emri ka menduar t`i vërë. Por për dicka jam shumë e binduar ai është një femijë i dëshiruar nga të dy prindërit e tij dhe të cilët do t`i dhurojnë jasht mase shumë nga dashuria dhe koha e tyre" shprehet Carmen.