Taylor Swift: Nuk kam arritur të ndihej për asnjë njeri

Këngëtarja e njohur 23 vjeçare Taylor Swift ka dhënë një intervistë, në të cilën ka nxjerrë në pah një anë të pazbuluar të sajën. Pas thashethemeve të shumta lidhur me romancat e saj të njëpasnjëshme me aktorë dhe këngëtarë të ndryshëm ajo ka shpjeguar se nuk ka arritur të ndjejë asgjë për asnjë nga pjesëmarresit e asaj që Taylor quan "listë".Taylor Swift Këngëtarja shpjegon se ka krijuar një listë, pjesëtarë të së cilës janë lidhjet e saj të dikurshme të cilat i konsideron të pavlera. Sipas saj frekuentimi i meshkujve më në zë të momentit e ndihmon të jetë qendra e vëmendjes dhe jo vetëm si femër por si një personazh në tërësi. Taylor gjithnjë ka deklaruar se arriti këtu ku është me shumë sakrifica dhe punë, dhe tashmë që u bë siç gjithnjë kishte ëndëruar, është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për karrierën e saj artistike.Në numrin e konsiderueshëm të këtyre romancave bëjnë pjesë këngëtari John Myer i cili momentalisht është përkrahë këngëtares Katy Perry, anëtari i grupit One direction 19 vjeçari Harry Styles i cili ishte më i vogël në moshë dhe kjo e ndihmonte Taylor që të dominonte në marrëdhënien e tyre . Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe aktori i filmit Twilight, Taylor Lautner  me të cilin pati një romancë të shkurtër pas njohjes në filmin Valentine`s day.Këngëtarja gjithashtu shpejgon se kur ndihet e dashuruar nuk frymëzohet  për të krijuar këngë të reja pasi mendja e saj është fokusuar diku tjetër, dhe kjo është arsyeja pse Taylor përpiqet që lidhjet e saj të mos përfshijnë ndjenja. Ajo pohon se pas përfundimit të ashtuquajturave romanca, ndihet gati të nisë regjistrimet e këngës së re, pasi ka një histori për të treguar.