Curteney Cox thyen kyçin e dorës

Aktorja e famshme Curteney Cox mësohet se ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Kankun. Aktorja së bashku me miqtë e saj më të mirë, kishin pronotuar disa ditë pushime të cilat nuk arriti t`i përfundonte pasi theu kyçin e dorës.Courteney Cox"Courteney ndjeu dhimbje dhe filloi të bërtiste. Pavarësisht se e dërguam menjëherë në dhomën e hotelit ku po qëndronim, nuk e kuptuam se kishte thyer kyçin. Menduam se ishte vetëm një ndrydhje e lehtë e dorës. Nisëm të shfrytëzonim të gjitha ato që dinim për ta qetësuar por pa rezultat. Prandaj u detyruam të kërkonim një mjek i cili sqaroi me saktësi se çfarë po ndodhte me Courteney-n . Në atë moment përgatitëm gjërat tona dhe u nisëm për në Los Angelos" pohon një mik i aktores.Courteney CoxAi gjithashtu ka siguruar se aktorja është duke u përmirësuar dhe është nën kujdesin e mjekëve.