Milyn Jensen, shkaktarja e ndarjes së çiftit Bieber-Gomez?
Pak kohë më parë ata lajmëruan ndarjen e tyre përfundimtare për të cilën u hodhën hipoteza nga më të ndryshmet. Bëhet fjalë për Justin Bieber dhe ish yllin e Disneyt Selena Gomez, të cilët i dhanë fund romances së tyre 1-vjeçare për shkaqe për të cilat nuk kanë dashur të flasin gjerësisht.Por gjithçka ishte një mister mes tyre deri përpara pak ditësh kur në " The Sun Of Suterday" u shfaq një vajzë e quajtur Milyn Jensen e cila pranoi të fliste hapur për gjithçka që kishte ndodhur. Vajza fillimisht e nisi deklaratën duke pohuar se shkaku i ndarjes së Selenës dhe Justin ka qenë pikërisht ajo. Sipas saj rapperi dhe shoku i ngushtë i Justin , Lil Twist kishte qenë miku i tyre i përbashkët i cili i prezantoi.
Pas një pasditeje që ata kaluan në McDonalds, këngëtari 19-vjeçar e ftoi Milyn ose të njohur nga miqtë e saj si Mimi në një klub ku konsumuan pije alkolike dhe më pas lëndë narkotike të cilat Justin ia ofroi. Sipas saj gjithcka ndodhi shumë shpejt deri ditën tjetër që e gjeti veten përkrah këngëtarit nga ku kuptoi se kishte kaluar natën me të.
Milyn shprehet se u ndje keq që ai u bë shkaku i ndarjes së çiftit Bieber-Gomez për të cilët ndjente shumë simpati kur i shihte së bashku. Ajo shprehet se është një fanse e Selenës dhe ndihet mirë kur i thonë se ngjan shumë me të.