Virusi i Nilit prek Shqipërinë? 5 raste të dyshuara analizohen në ISHP
Ethet e Nilit Perëndimor prekin dhe Shqipërinë. Pas shtrirjes së këtij virusi në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Serbia, ku pati dhe raste viktimash, edhe në vendin tonë janë shënuar 5 raste të dyshuara si të prekura nga virusi i Nilit. Deklarata vjen nga mjeku infeksionist në Qendrën Spitalore Universitare"Nënë Tereza", Dhimitër Kraja.Kraja raporton se janë dërguar në ISHP, kampionë gjaku të të dyshurave të prekur nga virusi i Nilit, ku priten rezultatet për të konfirmuar, nesë rastet janë apo jo me virusin e Nilit.Mjeku infeksionist ka folur dhe për sëmundjen e malaries, ku thekson se brenda këtij viti ka pasur 7 raste të prekura me malaria, ndërsa shton se rreziku për këtë sëmundje vjen kryesisht nga emigrantët që vinë nga Italia dhe Greqia.