Deklaratat e Berishës, ish-të përndjekurit: Nuk do përdoremi politikisht

Në ditën e 14 të grevës së urisë ish të përndjekurit politikë janë mbështetur në kërkesat e tyre nga deputetë socialistë, krerë të njësive bashkiake të Tiranës dhe të rinj të FRESSH-it.Përfaqësuesit e PS-së teksa dëgjonin rrëfimin e të përndjekurve thanë se jo vetëm një parti, por e gjithë politika u ka një borxh të madhe ish të përndjekurve të cilët në këto 20 vite nuk janë dëmshpërbyler as moralisht as ekonomikisht.Por ish të përndekurit përveç të gjitha kërkesave kanë pasur një të vetme, që misioni i tyre të mos përdoret politikisht, dhe që greva e tyre mos të kthehet në një fushatë për vjelje të votave.Për disa minuta deputetët dhe të rinjtë e FRESSH-it kanë bllokuar rrugën e Komunës së Parisit, si një reagim i fortë ndaj mosreagimit të autoriteteve shtetërore ndaj kësaj greve.Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 18 grevistëve sa vjen e rëndohet, ata kanë luhatje të tensionit dhe humbje të ndjenjave.3 prej ish të përndjekruve ndodhet në Spitalin Ushtarak ku po marrin për mjekime.Ndërkohë, koordinatori i grevës, Skënder Tufa denoncoi dhunën që sipas tij është ushtruar një ditë më parë nga dy persona të panjohur.