Holtkemper: Shqipëria ka ligje të mira, duhet ti zbatojë
Dhe pse ka shmangur një përgjigje lidhur me marrjen apo jo të statusit kandidat nga Shqipëria më 10 tetor, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Mϋller-Holtkemper në një intervistë për Deutsche Welle nuk ka kursyer kritikat në drejtim të zbatueshmërisë së ligjeve në vendin tonë, pavarësisht bashkëpunimit dhe konsensusit mes palëve politike.“Mё 10 tetor, javёn e ardhshme, KE do tё publikojё progress raportin e tij pёr Shqipёrinё dhe vendet e tjera qё dёshёrojnё t`i bashkohen BE-së. Nё dhjetor kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё vendeve anёtare tё BE-së do tё vendosin nёse Shqipёrisё do t` i jepet statusi i vendit kandidat. Nё Gjermani Bundestagu, Parlamenti Federal, do tё votojё pёr kёtё çёshtje. Por unё nuk mund tё bёj komente pёr njё vendim qё do tё merret nё dhjetor 2012. Pas braktisjes sё bojkotit tё Parlamentit shohim njё frymё tё re bashkёpunimi mes palёve, shumё herё ёshtё arritur konsensus pёr pjesё tё rёndёsishme tё legjislacionit dhe nё disa fusha çёshtjet janё trajtuar nё bazё tё ligjeve dhe rregullimeve tё reja ligjore. Por nё pёrgjithёsi , sipas pikpamjes sonё, kёto ligje tё mira duhet tё zbatohen.”- shprehet ambasadorja për DW.Në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Holtkemper shprehet Gjermania mbetet donatorja më e madhe e Shqipërisë me një mbështetje financiare që arrin në 1 miliar Euro gjatë këtyre viteve, gjë që e liston atë në krye të vendeve në shkallë botërore për ndihmë financiare gjermane për frymë të popullsisë. Lidhur me arsyet se pse Shqipёria gёzon nga Republika Federale Gjermane njё vend tё favorizuar mes vendeve tё Ballkanit Perёndimor, Holtkemper e lidh kete me politikën e jashtme tё qёndrueshme, shumё pozitive, qe sipas saj ndihmon në uljen e tensioneve nё rajon dhe zhvillimin e qёndrueshёm.“Vendet e Europёs Jug- Lindore dhe sidomos tё Ballkanit Perёndimor kanё provuar shumё konflikte nё pjesёn mё tё madhe tё historisё sё tyre. Shqipёria ёshtё njё nga vendet e Ballkanit qё pёrmes njё politike tё jashtme tё qёndrueshme dhe shumё pozitive ndihmon tё ulё tensionet nё rajon dhe mundёson kёshtu njё zhvillim tё qёndrueshёm. Shqipёria ka shёnuar progres qё nga rёnia e komunizmit dhe ka hedhur hapa tё rёndёsishme drejt BE dhe NATO-s. Nё 2009-ёn Shqipёria u bё anёtare e NATOs dhe po atё vit aplikoi zyrtarisht pёr anёtarёsim nё BE. Qё nga dhjetori 2010 qytetarёt e Shqipёrisё mund tё udhёtojnё nё zonёn Schengen pa viza. Ky hap ka lehtёsuar nё mёnyrё tё jashtёzakonshme shkёmbimet, qofshin ato politike, ekonomike, turistike, kulturore, shkencore duke rritur mirёkuptimin mes popujve” ka theksuar Holtkemper.