AK tubim në Ersekë: Panariti, pazare me çështjen e ujrave detarë
Aleanca Kuq e Zi ka hedhur dyshime lidhur me njoftimin e dalë për media nga Ministria e Jashtme sa i përket parashtrimit të zgjidhje të cështjes çame.Nga qyteti i Ersekës, kreu i AK akuzoi Ministrin Panariti për varrosje të çështjes çame, pasi sipas tij nuk ka asnjë platformë për pronat came.“Ministri i Jashtëm fsheh proceverbalin e bisedimeve. Panariti varrosi çështjen çame, kjo qeveri është antishqiptare, nuk ka asnjë platformë për pronat came. Panariti refuzon hapjen e kosullatës në Çamëri” deklaroi Spahiu.Akuza të rënda ka lëshuar edhe lidhur me cëshjen e ujërave detarë, ku Spahiu u shpreh se Ministri i Jashtëm po bën pazare me shtetin grek për marrëveshjen e ujrave.“Berisha dhe mafia e tij, non grata nga Shqipëria. Panariti me tradhtinë, le të mbetet në Athinë” theksoi ai.AK ishte në një tubim në qytetin e Ersekës në vazhdën e fushatës së nisur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.