Kosova me prefiks + 383? Brukseli nuk konfirmon marrëveshjen për telekomin
Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë. Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefës për politikë të jashtme, Catherine Ashton e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiç, ka thënë për REL se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijançiç.Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjës, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.Marrëveshja është që pala kosovare të marrë kodin ndërkombëtar, +383, ndërsa për këtë të aplikojë një prej vendeve anëtare të BE-së.Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur pasi edhe delegacioni serb është pajtuar për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.