SEEMO: Politikanët në Serbi të mos bëjnë presion ndaj mediave

Organizata e Mediave në Evropën Juglindore, SEEMO, që është pjesë e Institutit Ndërkombëtar të Shytpit (IPI), ka dënuar kërcënimet e raportuara kundër gazetarëve nga personeli i Komunës në qytetit Nish në Serbi.“Gazetarët në nivelin lokal në Serbi shpehshherë janë viktima të kërcënimeve nga politikanët lokalë ose njerëzit e biznesit”, thotë sekretari i përgjithshëm i organizatës SEEMO, Oliver Vujoviç,Ai kërkuar nga autoritetet politike në Nish, që të përmbahen nga presioni ndaj mediave, ndërsa ka kërkuar nga policia të zhvillojë hetime për këto raste.