Daçiç akuza Prishtinës: Po rrezikon marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka shprehur sot shqetësimin e tij për përpjekjet e ekipit të ekspertëve të Prishtinës që sipas tij janë duke e sfiduar implementimin e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.“Problemi është që, ndryshe nga marrëveshja e Brukselit, pjesëtarët e ekipit të Prishtinës po bëjnë përpjekje që të shmangin principin e neutralitetit ndaj statusit. Me këtë rrezikohet i tërë procesi i dialogut në Bruksel”, mësohet të ketë thënë Daçiç gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Beograd, Michael Kirby.Sipas njoftimit të qeverisë serbe, Daçiç ka theksuar se qeveria serbe është për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.